Ekonomi

Debati Murrizi-Denaj: Për taksat, të varfrit dhe spiunët

Tatimet i kanë pezulluar gjobën prej 120 mln euro kompanisë naftënxjerrëse Bankers Petrolium dhe kjo çështje ka nxitur deputetin e opozitës Muslim Murrizi të hedhë akuza të drejtpërdrejta në interpelancë ndaj Ministres së Financave dhe qeverisë.

“Pse e keni pezulluar gjobën 120 mln euro të Bankersit? Një kompani që nuk ka derdhur asnjë taksë në buxhetin e shtetit. Sa vite ka që nuk dorëzon bilancin kjo kompani? Pse kjo kontrollohet nga AKBN dhe kompanitë e tjera të ngjashme jo? Kjo kompani shet më lirë jashtë dhe më shtrenjtë brenda. Kjo kompani ka 15 vjet që del me humbje dhe nuk e kap ligji i falimentit. Kush e detyron këtë kompani të veprojë kështu? Evazioni.”- iu drejtua ministres Denaj, deputeti Murrizi i cili vijoi më tej duke e pyetur nëse kontrollet e Ministrisë dhe të administratës tatimore kanë mbërritur tek kompanitë që kanë fituar koncesionet t (PPP-të) për veprat publike dhe tek” 15 oligarkët që i njeh e gjithë Shqipëria”.

Në përgjigje të kësaj akuze, Ministrja Denaj u shpreh se ishte në padijeni të plotë që në këtë inteprelaancë do të flitej për çështjen “Bankers” dhe ishte e papërgatitur të sqaronte për këtë temë, por siguroi se vendimi është marrë mbi baza ligjore.

Murrizi akuzoise operacionet antiinformalitet bëhen për shoë, në mënyrë selektive duke mbrojtur bizneset me interesa të përbashkëta dhe duke goditur bizneset e pambrojtura e të pamundura.

“Asnjë pikë nuk keni mbyllur nga pikat e rëndësishme të karburantit”- vijoi diskutimin Murrizi.

Ai kërkoi hartimin e një ligji për sektorin e hidrokarbureve që të përfitojnë shqiptarët, jo siç ka ndodhur e po ndodh aktualisht sipas tij që përfitojnë kompanitë e lidhura me shtetin dhe politikanët që bëjnë favore.

“650 mijë tonë naftë dhe benzinë neto në vit konsumojnë shqiptarët. Eksportojmë mbi 1 mln ton naftë bruto në vit me çmim më të lirë se ç’e blejmë ne këtu. Ka kapacitete që po ta përpunojmë del më lirë si për qytetarin, ashtu edhe për fermerin.

Rritini investimet e huaja sa të mundeni, iu drejtua ministres Murrizi, por duhet që pasuria kombëtare të mos shkojë mish për top për të ngopur zyrtarët dhe kompanitë që ndërrojnë pronarët si mbreti gratë, por në të vërtetë kanë për pronar qeverinë e radhës.
Ministrja Denaj referoi në lidhje me formalizimin e ekonomisë duke thënë se lufta antiinformalitet nuk po bëhet në bazë emrash, por me anë të modeleve me bazë risku dhe asistuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Ministrja gjatë fjalës së saj renditi rezultatet e luftës antiinformalitet gjatë muajve korrik-shtator në të gjitha sektorët.

Muslim Murrizi akuzoi gjithashtu edhe aplikacionin antiinformalitet duke e konsideruar si spiun digjital. “Ky është aplikacion i spiunëve elektronikë, nuk e shkarkoj atë aplikacion. Do ndërmarr një nismë ligjore ti heq nga kjo sallë edhe ata spiunë që kanë ngelur. Jeni të pangopur nga e kaluara dhe të pandarë nga spiunët e asaj kohe. 3,5 mld euro buxheti i shtetit është për të mbajtur administratën .1500 punonjës ke dhe vëri në punë, mjaft më me spiunllëqe”- tha Murrizi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë