Futboll

De Ligt-Zhoao Feliks, sfida e “Zotave” të së ardhmes së futbollit

Janë ndër më të mirët e gjeneratës së tyre, janë të talentuar dhe super të paguar. Premtojnë të arrijnë në nivelin më të lartë individual vitet e ardhshme dhe nesër kanë një ballafaqim direkt në sfidën Atletiko Madrid-Juventus.

Le t’i quajmë "djemtë e '99-ës", pasi kanë lindur në të njëjtin vit, në 1999-ën. Holandezi Mathis De Ligt dhe portugezi Zhoao Feliks janë të destinuar të dominojnë të ardhmen e futbollit botëror. Njëri në mbrojtje dhe tjetri në sulm, i pari në Itali dhe i dyti në Spanjë, rivalë në Champions mbrëmjen së mërkurës, kur do të sfidojnë njëri-tjetrin.
Që të dy kanë kushtuar një “mal” me euro për klubet e tyre aktuale: 127.2 milionë euro portugezi dhe 70 milionë euro holandezi (plus 10.5 milionë euro bonuse). Edhe rroga që ata përfitojnë është në nivel maksimal. Lojtari i Atletiko Madrid përfiton 6 milionë euro në vit, kurse mbrojtësi i Juventusit paguhet 8 milionë euro në vit. Janë të dy shumë të talentuar, por tipa të veçantë, krejtësisht të ndryshëm.

Mathis de Ligt, holandezi i Juventusit. Gazeta Si, 17 shtator 2019

Zhoao Feliks është një tip i qetë, i thjeshtë dhe nuk ka tatuazhe në trup. Mathis De Ligt është "gati për luftë", kur flet duket si një 30-vjeçar. Kur luante me Ajaksin u paraprinte koreve të tifozëve, ndërsa më Torino po studion italisht për një orë e gjysmë në ditë. Agjentët e tyre janë Horge Mendes dhe Mino Raiola, dy nga më të mirët në botë. Përballja e parë sezonale mes këtyre dy talenteve ishte me sens unik. Në verë, në Stokholm, Zhoao Feliks shënoi dy gola. Të shohim si do të shkojë sfida e dytë mes tyre mbrëmjen e së mërkurës, kur skena është e gjitha për ta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë