Futboll

De Ligt, sinjale të qarta për Juventusin: Vendi i 4-t nuk mjafton

Gazeta Si - Mbrojtësi holandez, Mathijs De Ligt, ka folur për të ardhmen gjatë grumbullimit me Holandën. Ai ka lënë të hapur rinovimin, por ka dhënë edhe disa sinjale të qarta për klubin bardhezi.

“Për momentin jemi në fazë bisedimesh, - është shprehur De Ligt. – Janë disa hapa që duhen bërë dhe kur të jetë momenti do të vendos, nëse do të rinovoj, apo do të shkoj diku tjetër”.

Asgjë e përcaktuar ende në lidhje me zgjatjen e kontratës deri në vitin 2026. Kontrata aktuale përfundon në qershor të 2024-ës dhe për momentin nuk mund të thuhet me siguri çfarë do të ndodhë.

De Ligt, mbrojtesi i Juventusit. Gazeta Si, 5 qershor 2022

De Ligt konsiderohet nga trajneri Masimiliano Alegri si një nga pikat kyçe të mbrojtjes së Juventusit. "Shoh gjithmonë atë çfarë është më mirë për mua në aspektin e projektit sportiv.

Dy vende të katërta radhazi në kampionat nuk mjaftojnë. Nga kjo pikëpamje duhet të bëjmë hapa përpara, sepse kështu është zhgënjyese. Juventusi është një klub që kërkon dhe duhet të jetë gjithmonë kampion”, - ka shtuar holandezi.

Mbrojtësi e vlerëson sezonin e fundit si më të mirin në aspektin personal: “Ky është viti im më i mirë deri tani, si për minutazhin, ashtu edhe për mënyrën se si kam luajtur”, - thekson De Ligt.

Klubi e sheh holandezin si një nga liderët e së ardhmes. "Nuk e di, klubi më ka folur dhe këtë sezon, pas dëmtimeve të Kielinit dhe Bonuçit, mendoj se kam treguar se çfarë jamë i aftë të bëj.

Më është dashur të marr komandën dhe besoj se ka shkuar mirë. Ky është hapi i radhës”, - ka përfunduar mbrojtësi i Juventusit dhe Holandës. Nga këto deklarata duket çdo gjë e hapur.

Edhe sinjalet ndaj klubit torinez duket se janë të qarta: lojtari kërkon një skuadër më të fortë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë