Futboll

De Lajt tani më afër se kurrë me Juventusin

E ardhmja e De Lajt dihej që do të ishte një telenovelë, pas paraqitjeve që talenti holandez bëri në sezonin e fundit me Ajaksin. Qendërmbrojtësi 19-vjeçar në fundin e muajit maj ishte një hap larg Barcelonës, pasi aty kishte shkuar më herët shoku i tij i ngushtë, De Jong.

Por në harkun e tre javëve çdo gjë ka ndryshuar në lidhje me të ardhmen e holandezit. Sipas medieve italiane, De Lajt tashmë është vetëm një hap larg Juventusit. Duket se sponsorizimi që bëri Ronaldo në finalen e Uefa Nations Cup ka bërë që talenti i Ajaksit të bindet për kalimin në Torino.

Drejtuesit bardhezinj pasi blinduan sulmin verën e shkuar këtë merkato kishin një mision kryesor për t’i gjetur një partner të denjë Bonuçit. De Lajt është i duhuri pasi është i ri dhe gati për të mbajtur peshën e titullarit dhe Paratiçi me Nedved nxituan ta bindin atë. Me ndihmën e Kristiano Ronaldos De Lajt është bindur për këtë transferim në Serinë A dhe tashmë për Juventusin ëhstë pjesa jo pak e lehtë për të bindur Ajaksin që ta lërë të lirë “xhevahirin” e saj për një shumë jo tepër të lartë.

Intriga vazhdon, por Juventus është shumë pranë mbrojtësit me perspektivën më të lartë në botë për momentin. Nëse do arrihej çdo gjë pritet të ndodhë brenda kësaj javë, dhe Sarri pa dyshim do të ishte shumë i lumtur me këtë dhuratë të parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë