Futboll

De Lajt drejt Barcelonës, mungon vetëm një detaj

Matias De Lajt i mahniti të gjithë këtë sezon me performancën e tij te Barcelona. Holandezi me Ajaksin e tij ishte vetëm 15 sekonda larg finales së Ligës së Kampionëve, por ishte i pafat pasi u eliminua nga Totenhami. Gjithsesi ky parashikohet të jetë viti i fundit për De Lajtin në Holandë me “harkëtarët”. Sipas goal.com, Matias De Lajt është vetëm një hap nga Barcelona. Ai i ka të gjitha shanset që të kalojë në merkaton që po afron në “Cam Nou”, por mjafton vetëm një detaj që marrëveshja të konkretizohet.

Janë paratë, ato që mbajnë larg Ajaksin dhe Barcelonën për momentin. Klubi holandez pretendon jo më pak se 80 milionë euro nga kartoni i kapitenit të saj. Kjo është një shifër shumë herë më e lartë nga ajo që Ajaksi mori kur shiti te Barcelona talentin tjetër të saj, De Jong. Klubi katalan për momentin nuk shkon më larg  se 65 milionë euro për De Lajt. Diferenca për momentin është 15 milionë euro. Por sipas goal.com kjo shumë mund të ulet në javët e ardhshme.

Marrëdhëniet mes të dyja klubeve janë shumë të mira dhe kjo gjë mund të ndikojë në uljen e çmimit, sigurisht nëse në mes nuk do të futet ndonjë prej ekipeve angleze, apo PSG me paratë e sheikëve arab.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë