Gazeta Si – Belgjika fitoi 1-0 ndaj Kanadasë në ndeshjen debutuese të Botërorit të Katarit. Por niveli i saj nuk ishte ai që pritej. Belgët duhet të falënderojnë Batshuajin për golin e fitores, por edhe portierin Kurtua për penalltinë e pritur.
Për ndeshjen në fjalë, Kevin De Bryjne u shpall ‘MVP’ (lojtari i ndeshjes). Ishte ai më i miri në fushë, sipas FIFA-s, ndërsa vetë lojtari ka thënë pas ndeshjes se nuk e meritonte këtë vlerësim. "Nuk luajta mirë, luajta keq. Nuk e di pse ma dhanë këtë çmim, ndoshta ngaqë emri im është i famshëm”, - theksoi De Bryjne me sinqeritet dhe ndershmëri.

"Nuk luajtëm të gjithë mirë si skuadër, sidomos në pjesën e parë. Nuk gjetëm zgjidhjet e duhura pas presionit të Kanadasë. Në pjesën e dytë ishim më mirë. Në përgjithësi nuk u paraqitëm mirë, megjithatë gjetëm një mënyrë për të fituar", - shtoi më tej fantazisti belg.
Pati edhe një moment tensioni mes tij dhe stolit. "Shpesh ndjemë presionin gjatë ndeshjes. Kur ke përballë një skuadër që të bën presion lart mendoj se duhet të kesh kurajë ta kalosh situatën me pasime të shkurtra për të çarë mbrojtjen pa humbur topin. Këtë i shpjegova trajnerit, ishte një bisedë taktike, jo prebleme mes meje dhe Roberto Martinez", - shpjegoi De Bryjne.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.