Sport

De Biasi mohon zërat për drejtimin e Palermos

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit Gianni De Biasi ka hedhur poshtë zërat se ai mund të ulet në stolin e skuadrës së Palermos.

“Nuk ka patur asnjë kontakt mes meje dhe drejtuesve të Palermos dhe me shumë gjasa nuk ka për të ndodhur. Kam folur edhe trajnerin Tendino(trajnerin aktual të Palermos)në telefon dhe i kam shpjeguar me qetësi të gjithë situatën”, tregoi De Biasi.

De Biasi u largua në mesin e këtij sezoi, pasi nuk mundi të merrte rezultate të mira në drejtimin e skuadrës së Deportivo Alaves në kampionatin spanjoll.

Si.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë