Futboll

Datat e Ligës së Kampionëve, faza e grupeve një çmenduri për shkak të Botërorit

Botërori që do të zhvillohet këtë vit në Katar, duke nisur nga data 21 nëntor deri më 18 dhjetor, e ka detyruar UEFA-n të ngjeshë kalendarin e Ligës së Kampionëve 2022-2023.

Në faqen zyrtare të UEFA-s janë publikuar tashmë datat e sezonit të ri të kompeticionit më të rëndësishëm në rang klubesh dhe ndeshjet e para të fazës në grupe janë programuar më 6 dhe 7 shtator 2022. Ndeshjet e fundit të fazës në grupe luhen më 1 dhe 2 nëntor, ndërsa më 7 nëntor hidhet shorti i fazës së 1/8-ve, por kjo datë ende nuk është konfirmuar.

Trofeu i Championsit dhe salla ku hidhet shorti. Gazeta Si, 4 janar 2022

Shorti i fazës në grupe të Ligës së kampionëve do të hidhet më 25 gusht 2022. Do të jetë një kalendar shumë më i ngjeshur se zakonisht. Ndeshjet do të zhvillohen çdo javë pa ndërprerje dhe kjo gjë sigurisht që nuk u pëlqen aspak trajnerëve dhe futbollistëve, sepse do të jetë një sfilitje e vërtetë fizike në prag të Botërorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë