Makina

Data kur do të prezantohet Volkswagen Golf i ri

Deri në fund të këtij viti blerësit e pasiounuar pas makinave do të kenë mundësinë të shohin modelin më të ri të Volkswagen Golf, ndërsa në treg kjo makinë do të jetë vitin e ardhshëm. Lajmi i mirë është që gjenerata tetë e këtij modeli shumë të pëlqyer, do të prezantohet brenda vitit 2019.


Më herët, është thënë se do të prezantohet gjatë shtatorit në Frankfurt Motor Show, krahas një modeli elektrik ID që është i gatshëm për prodhim. Burime të shumta i kanë thënë Automotive News, se ky Golf do të prezantohen në një aktivitet gjatë muajit tetor.

Në të njëjtën kohë edhe prodhimi i gjeneratës së tetë të këtij modeli, do të bëhet në Wolfsburg, nga fundi i vitit, kanë bërë të ditura burimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë