Futboll

Dasmë rock në Sevilje, Ramos dhe Pilar Rubio duan grupin AC/DC!

Një nga çiftet më të njohur në Spanjë, kapiteni i Realit Serxhio Ramos dhe prezantuesja Pilar Rubio, kanë vendosur të organizojnë ceremoninë e martesës këtë verë. Ata kanë tre fëmijë nga lidhja e tyre disavjeçare, që më në fund do ta kurorëzojnë me ceremoninë e martesës dhe interesimi i medieve është shumë i madh për detajet. Ceremonia do të zhvillohet në qytetin e Seviljes.

Pak muaj para dasmës është zbuluar një detaj mjaft interesant. Serxhio Ramos dhe Pilar Rubio u kanë bërë të ditur miqve të tyre se ceremonia e tyre e martesës do të ketë edhe një koncert rock privat. Çifti i famshëm në Spanjë është duke negociuar për të pasur në këtë ceremoni një nga dy grupet më të njohur të muzikës rock në botë, AC/DC ose Aerosmith. Janë dy grupet e preferuar të Pilar Rubios, bashkëshortes së kapitenit të Realit, veçanërisht AC/DC. Ramos dhe Rubio do të martohen më 15 qershor në Sevilie, në vendin e lindjes së futbollistit.

Serxhio Ramos dhe Pilar Rubio

"Të gjithë të ftuarit, pas ceremonisë, do të lënë telefonat dhe aparatët fotografikë në një dollap, për t'u ndjerë më mirë dhe për të shijuar më pas dasmën dhe një koncert rock privat që duam të organizojmë", - kanë thënë Ramos dhe Rubio për miqtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë