Media Galeri

Dashuria për macet…

Kjo shkrepje vjen nga Shtetet e Bashkuara dhe ka bërë xhiron e botës. Ajo që e ka postuar foton në mediat sociale është Gillian Rogers (themeluese e Pet Rescue Squad Inc, një organizatë jofitimprurëse që merret me kafshë të braktisura), e cila tha se e kishte fotografuar këtë burrë në metronë e Nju Jorkut. “Po kthehesha në shtëpi kur e vura re, – shkroi ajo, – pashë që ai nuk ishte vetëm dhe se po mbante një kotele të mbështjellë me një batanije. Ai po e ushqente me një biberon dhe ju mund të shihni se sa i vëmendshëm ishte.
Zemra sikur po më shpërthente kur pashë dikë që po kujdesej aq shumë për një qenie të gjallë. “Rogers vendosi ta pyesë burrin se çfarë i kishte ndodhur koteles dhe zbuloi se kotelja ishte gjetur vetëm dhe e uritur midis dy ndërtesave dhe kështu ai kishte vendosur ta merrte në shtëpi. “Unë u ndjeva aq e lumtur, – përfundon Rogers, – sikur të kisha ripërtërirë besimin tim në njerëzim. Ka ende njerëz të mirë në këtë botë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë