Kosova

DASH zbut “këshillën” për të udhëtuar në Kosovë

Departamenti i Shtetit zbuti këshillimin e qytetarëve amerikanë, duke e klasifikuar Kosovën nga një vend ku nuk duhej të udhëtohej, në një vend ku mund të udhëtojnë, por të tregojnë kujdes.

DASH e klasifikoi Kosovën në muajin shtator si vend me rrezikshmëri të lartë të infeksionit të shkaktuar nga Covid-19, duke e renditur në nivelin e katërt dhe më alarmantin nga Qëndra e Kontrollit për Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA.

Në njoftimin e publikuar, Departamenti i Shtetit thotë se aktualisht Kosova ka lehtësuar masat kufizuese dhe ka rihapur disa aktivitete sipërmarrëse, ndërsa në këshillën drejtuar qytetarëve amerikanë që të rishikojnë udhëtimin në Kosovë renditen edhe risqe të tjera.

Mes tyre është këshilla që të mos udhëtojnë në Veri të vendit për shkak të rrezikut të tensioneve etnike dhe rreziku i mundshëm i sulmeve terroriste ndaj qytetarëve amerikanë.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë