Futboll

Dani Alvesh tregon jetën e re në burg: Asgjë nuk më frikëson!

Gazeta Si – Avokatët e futbollistit brazilian kanë kërkuar që ai të lihet i lirë provizorisht. Bashkëshortja ndërkohë ka fshirë të gjitha fotot që kishte me të.

Dani Alvesh ka folur nga burgu spanjoll, ku po vuan dënimin pas akuzave për përdhunim të një vajze 23-vjeçare më 30 dhjetor , në një diskotekë në Barcelonë. Deklaratat e tij janë bërë publike nga ‘La Vanguardia’.

Dani Alvesh, 39 vjeç. Gazeta Si, 1 shkurt 2023

"Do të pranoj gjithçka që mund të ndodhë. Kam ikur nga shtëpia kur isha 15 vjeç, kam kaluar situata shumë të vështira në jetë, do të kalojë edhe kjo. Asgjë nuk më frikëson”, - ka thënë braziliani. Avokatët e tij kërkojnë që ai të dalë nga burgu dhe të gjykohet në gjendje të lirë.

Grupi i avokatëve të Dani Alvesh, i udhëhequr nga Kristobal Martel, ka paraqitur në gjykatë apelimin për lirimin provizor të futbollistit, që ndodhet në burg prej 20 janarit. "Ka mbaruar, - ka thënë Martel. – Ka masa alternative të arsyeshme për të garantuar procesin”.

Dani Alvesh ndan qelinë me një tjetër brazilian, Koutinjon, të cilin e njihte, pasi ka punuar në disa diskoteka të Barcelonës dhe po ashtu ka qenë truprojë e Ronaldinjos.

Javën e kaluar Alvesh luajti një ndeshje futbolli me të dënuarit e tjerë. Lajmi u përhap me shpejtësi dhe funksionarë, drejtues dhe të gjithë të dënuarit u mblodhën rreth fushës për të mos e humbur mundësinë për të ndjekur një event të rrallë.

Joana Sanz, bashkëshortja e futbollistit, ka fshirë nga profilet e saj të gjitha fotot me të. Pa dhënë asnjë shpjegim, modelja nga Tenerife ka zhdukur çdo imazh që kishte bashkë me brazilianin, duke përfshirë edhe fotot e dasmës që kanë bërë disa vite më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë