Politike

Dallimet për punën në PS / Gjiknuri: Arrita rezultat historik. Rama: Damiani bëri punë të mirë

Ndryshe nga Damian Gjiknuri, kryeministri Edi Rama ka tjetër opinion për punën e tij në parti si Sekretar i Përgjithshëm i PS.

Damian Gjiknuri tha në një dalje për mediat të premten se PS-ja kishte arritur një rezultat historik në zgjedhje në drejtimin  e tij si numri 2 i partisë. Por Kryeministri Edi Rama e vlerësoi punën e tij me një notë mesatare; “mirë” . I pyetur nga mediat, nëse shkarkimi i Gjiknurit kishte lidhje me dosjen e inceneratorëve, Rama u përgjigj:   

“Po të nisemi në vendimmarrjet tona nga thashethemet apo nga përfshirjet paraprake të kujtdo qoftë në një proces analize qoftë edhe hetimore, unë s’di kush mbetet në këtë vend pa u bërë pis. Po u them që ndërkohë që raportin tonë me drejtësinë e kemi bërë të qartë, lëvizja e të gjithë sekretariatit nuk ka të bëjë aspak me çfarë është spekuluar me Damianin. E ka bërë punën mirë, derisa edhe rezultatet kanë folur mirë për PS, por kam besuar gjithmonë që para se të të vënë të tjerët në pozitën që ti duhet të kuptosh se ca duhet të bësh për të qenë mbi të tjerët, duhet ta bësh ti vetë. PS është këtu prej 10 vitesh se ketë gjë kanë bërë. Të tjerët s’kanë parë kurrë nga vetja dhe prandaj janë aty ku janë. Raporti me drejtësinë është i qartë. Lëvizjet tek ne bëhen vetëm për arsye të nevojës për ta çuar punën në një nivel tjetër”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë