Kombetarja

Dalin në shitje online biletat e ndeshjes me Ishujt Faroe, FSHF sqaron procedurën

Gazeta Si – Dalin në shitje biletat e ndeshjes me Ishujt Faroe, që zhvillohet më 20 nëntor në ‘Air Albania’. Me shumë mundësi do të jetë ndeshja e festës së kualifikimit të kuqezinjve në Euro 2024. Sfida që mbyll këto kualifikuese nis në orën 20:45.

Tashmë tifozët shqiptarë kanë mundësi të blejnë online biletat për këtë ndeshje. Biletat shiten vetëm online, në linkun: ebileta.al.

FSHF bën edhe një sqarim në lidhje me procedurën e blerjes së biletave. ‘Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë, duke përdorur një adresë e-mail. Më pas zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.

Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail). Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë”, - shkruhet në këtë sqarim.

Sa u takon çmimeve të biletave, ato variojnë nga 3000 lekë deri në 8000 lekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë