Makina

Dalin në ankand makinat që janë përdorur në filmin e James Bond

Edicioni i njëzetë i shitjes vjetore në Bonhams të makinës Aston Martin do të mbahet për herë të parë në The Wormsley Estate në Hills Chiltern, rreth një orë jashtë Londrës. Pjesëmarrësit e ankandit të Aston Martin do të jenë në gjendje të shohin evenimentin “Concours” gjysmëvjetor ku pronarët e klubit Aston Martin tregojnë makinat e tyre për t’u gjykuar.

Aston Martin u themelua në vitin 1913 dhe merr emrin nga Lionel Martin (bashkëpronar me Robert Bamford) i cili përdori për të garuar në Aston Hill (një kodër që përdorte për të garuar me makina deri në vitin 1925). I lidhur me elegancën dhe shpejtësinë, nuk është çudi që Aston Martin ka qenë makina e zgjedhur nga agjenti i famshëm sekret Ian Fleming.

Makinat në Bonhams do jenë prej atyre më të vjetrave që është Lagonda e e vitit 1952 deri tek Vanquish Zagato të vitit 2019. Vëmendja do të jetë tek seria DB4 V, që janë vetëm 70 të prodhuara gjatë të gjitha kohërave dhe ka vlerën 85 mije euro.
Fansat e James Bond do të shohin një gamë të gjerë të makinave e filmit shumë të njohur. Modeli i vitit 1965 Aston AMrtin DB5 do jetë një nga ta, DB5’ta ka qenë në fGoldfinger, Thunderball dhe Goldeneye, si dhe Casino Royale dhe Skyfall. Ai do ketë vlerën 75 mije euro.
DBS vitit 1969 do vlejë më pak diku 80 mijë funta. Modelet tjera po ashtu sillen rreth këtyre çmimeve./Forbes


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë