Kombetarja

Dalin formacionet zyrtare, Shqipëria zbret në fushë me tri sulmues

Formacioni që do të zbresë në fushë perballe Andores nga minuta e parë nuk ka shumë ndryshme të mëdha sa i përket rreshtimit të ekipit me takimin e fundit. Skuadra kuqezi pritet të luaj me skemën 4-3-2-1.
Kështu në portë do të jetë Etrit Berisha, në mbrojtë do të startojnë; Hysaj, Gjimshiti, Ismajlaj dhe Aliji. Ndërsa në mesin e fushës do të jetë Ergys Kaçe, Taulant Xhaka dhe Migjen Basha. Nga krahët do të luajen Eros Grezda dhe Myrto Uzuni që do të mbështesin Sadikun të vetëm në majën e sulmit kuqezi.

Trajneri Ervin Bulku në këtë ndeshje shumë delikate që duhet fituar me çdo kush ka vendosur që të ketë më shumë eksperiencë në fushë. Gjithashtu nga minuta e parë në Andorrë do të luaj edhe Gjimshiti, pavarësisht gabimit që bëri në ndeshjen me Turqinë në “Loro Boriçi”. Përballja Andorrë-Shqipëri do të luhet duke filluar nga ora 20:45.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë