Kombetarja

Daku dhe Muja në versionin lojtar-gazetar: Ftesa kuqezi, ndjenjë krenarie

Gazeta Si – Trajneri Silvinjoi grumbulloi për herë të parë me Shqipërinë sulmuesit Mirlind Daku dhe Arbnor Muja. I pari luan në Rusi dhe i dyti në Belgjikë, të dy pritet ta ndihmojnë Kombëtaren tonë me cilësitë që kanë.

Në një bisedë mes tyre, në versionin lojtar-gazetar, ata kanë treguar emocionet e grumbullimit për herë të parë me fanellën kuqezi.

“Është hera e parë në Kombëtare, ndihem shumë mirë. Kishim pak probleme për të marrë dritën e gjelbër për të përfaqësuar Kombëtaren, por shyqyr Zotit, u krye dhe shumë mire. Gjithçka mire”, - shprehet Daku.

“Mirë edhe unë, - thotë Muja. – Është një ndjenjë fenomenale për të qenë këtu, për të njohur djemtë, stafin. Kur mora ftesën kam telefonuar familjen, sepse është ndjenjë krenarie për ta dhe për mua. Nëna ime ishte më e lumtura, kur e mori vesh”.

Të dy këta lojtarë pritet të marrin minuta në ndeshjet me Çekinë dhe Poloninë, të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë