Media Galeri

‘Dai Dai’/ Shakira publikon himnin zyrtar të Kupës së Botës 2026

Nga Gazeta ‘Si’- 16 vite nga Botërori i Afrikës së Jugut 2010, Shakira do të rikthehet sërish protagoniste në një Kupë Bote.

Artistja kolumbiane me famë ndërkombëtare ka publikuar këngën ‘Dai Dai’ në bashkëpunim me këngëtarin nigerian Burna Boy.

Kjo këngë do të jetë himni zyrtar i Botërorit që këtë vit do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Në tekstin e këngës përmenden emra të mëdhenj të futbollit botëror, si Pele, Maradona apo Paolo Maldini.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë