Futboll

Cristiano Ronaldo ka kërkuar largimin nga Manchester United

E ardhmja e Cristiano Ronaldos mund të jetë (përsëri) larg Manchesterit. Kampioni portugez, i cili u kthye te Djajtë e Kuq nga Juventusi verën e kaluar, ka kërkuar që United ta shesë në rast të një oferte të cilësuar të kënaqshme nga lojtari dhe agjentët e tij. “Times” raporton se Ronaldo po mendon të largohet nga Old Trafford për të vazhduar të luajë në Champions League. Pas 19 sezonesh radhazi në kompeticionin më të lartë evropian, CR7 dëshiron të vazhdojë të thyejë rekorde në Ligën e Kampionëve. Një dëshirë, duke pasur parasysh edhe moshën e tij 37 vjeç, që nuk përkon me situatën e klubit të tij aktual, i cili do të luajë në Europa League në sezonin 2022-2023. Një kompeticion, i dyti për nga rëndësia në nivel kontinental, në të cilin Ronaldo nuk ka marrë pjesë asnjëherë në karrierën e tij të jashtëzakonshme. Në këtë pikë do të jetë e nevojshme të kuptohet nëse lojtari do të marrë një propozim tërheqës. Në këtë rast, aventura e tij e dytë me Djajtë e Kuq tashmë mund të ketë marrë fund.

Shifrat e Ronaldos sezonin e kaluar
Pas lamtumirës së papritur me Juventusin, ku mbërriti në fund të gushtit 2021 kur kampionati tashmë kishte filluar, Cristiano Ronaldo u rikthye te United për të tentuar të fitojë me Djajtë e Kuq ashtu si në fillim të karrierës së tij. Rezultatet e ekipit, megjithatë, nuk ishin emocionuese: Manchester United ndryshoi dy trajnerë sezonin e kaluar, duke dështuar të kualifikohej në Ligën e ardhshme të Kampionëve. Portugezit, megjithatë, nuk i mungoi kontributi i tij: ai shënoi 18 gola në 30 paraqitje në Premier League dhe 6 gola në 7 ndeshje në Champions League, përpara se Djajtë e Kuq të eliminoheshin në 1/16 nga Atletico Madrid.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë