Shendet

A mundet një ilaç kundër diabetit (metformina) të ulë rrezikun për Covidin e gjatë?

Infeksioni Sars-CoV-2 mund të çojë në një gjendje post-Covid, e njohur gjithashtu si Covidi i gjatë.

Kjo sindromë është heterogjene, dhe mund të variojë nga një simptomë e vetme deri te prekja e rëndë shumëorganike, nga një formë e lehtë në një formë dobësuese.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) vlerëson se Covid-i i gjatë prek në mënyrë disproporcionale njerëzit nga pakicat racore dhe etnike. Prandaj parandalimi i Covid-it të gjatë tek njerëzit të pafavorizuar në aspektin social bëhet thelbësor. Ekzistojnë vlerësime të ndryshme për prevalencën e Long Covid pas infeksionit Sars-CoV-2.

Në fillim të pandemisë, simptomat përtej katër javësh pas infektimit nuk u njohën plotësisht dhe shumica e provave klinike nuk i ndoqën të infektuarit për më shumë se 35 ditë. Përqindja e të rriturve të infektuar me Sars-CoV-2 të cilët janë diagnostikuar me Long Covid ende mbetet e paqartë

Të rriturit mbipeshë ose obezë

Një studim i publikuar së fundmi në Lancet u përpoq të vlerësonte te pacientët ambulatorë që vuanin nga Covid nëse trajtimi me metforminë (antidiabetik),  mund të zvogëlojë rrezikun e Long Covid.

Grupi i studiuesve amerikanë të udhëhequr nga Carolyn Bramante, nga Universiteti i Minneapolis, përfshinte të rritur të moshës midis 30 dhe 85 vjeç me mbipeshë ose obezitet që kishin simptoma të Covidit dhe një test pozitiv PCR ose antigjen për Sars-CoV-2. Pjesëmarrësit morën metformin plus ivermectin, metformin plus fluvoxamine, metformin plus placebo, ivermectin plus placebo, fluvoxamine plus placebo, ose placebo plus placebo.

U regjistruan 1,431 persona dhe 1,323 morën një dozë të trajtimit të studimit.

Efekti i metforminës

Prej tyre, 1.126 ranë dakord për një ndjekje afatgjatë dhe plotësuan të paktën një pyetësor vlerësimi të gjatë për Covid në ditën e 180; 1074 e përfunduan atë pas të paktën nëntë muajsh. Mosha mesatare ishte 45 vjeç dhe indeksi mesatar i masës trupore ishte 29.8 kg/m². Nga 1,126 pjesëmarrës, 93 (8.3%) raportuan se kishin marrë një diagnozë të Long Covid deri në ditën e 300. Trajtimi ambulator me metforminë redukton incidencën e Long Covid me afërsisht 41% krahasuar me placebo. Megjithatë, nuk pati asnjë efekt në incidencën e Long Covid me ivermectin ose fluvoxamine. Prandaj, metformina ka demonstruar përfitime klinike kur përdoret si një trajtim ambulator për Covid-in dhe ka disa përparësi: është i disponueshëm globalisht, me kosto të ulët dhe është i sigurt, pasi është përdorur prej vitesh në trajtimin e diabetit të tipit 2. corriere.it


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë