Sociale

COVID19/ MSH: 1 humbje jete dhe 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se ka ndërruar jetë 1 qytetare nga Saranda 89 vjeç, gjatë 24 orëve të fundit.

Gjithashtu, janë kryer 3255 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë.

"Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  3 raste në Shkodër, 2 raste në Tiranë, Korçë, 1 rast në Fier, Devoll, Prrenjas, Kolonjë, Sarandë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 41 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive", shpjegon Ministria.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë         291
Korçë            83
Shkodër       73
Vlorë             33
Elbasan        32
Berat             36
Lezhë           27
Gjirokastër   19
Fier               11
Kukës           10
Durrës          14
Dibër          4


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë