Sociale

COVID19/ Asnjë humbje jete, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka asnjë humbje jete, gjithashtu janë kryer 2,916 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  6 raste në Tiranë, 2 raste në Durrës, 1 rast në Shkodër, Kavajë, Mirditë, Kuçovë.

"Aktualisht po marrin trajtim spitalor 21 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Në 24 orët e fundit janë shëruar 19 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,826 që nga fillimi i epidemisë," shpjegohet në njoftimin e Ministrisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       51
Tiranë          44
Berat             22
Elbasan        14
Lezhë           12
Durrës          7
Korçë           6
Gjirokastër  5
Dibër             3
Fier                2
Vlorë              2
Kukës           1


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë