Sociale

COVID19/  6 të vdekur dhe 148 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 6 pacientë, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Korça, 1 qyetar nga Berati, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Gjirokastra,  të moshave 56 - 72 vjeç.
Gjithashtu janë kryer 3008 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 148 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 44 raste në Tiranë, 16 raste në Shkodër, 12 raste në Gjirokastër, 8 raste në Fier, 5 raste në Pogradec, Berat, 4 raste në Korçë, Devoll, Peqin, Këlcyrë, 3 raste në Durrës, Sarandë, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, 2 raste në Krujë, Kukës, Has, Kavajë, Lushnje, Vlorë, Mirditë, Divjakë, Malësi e Madhe, 1 rast në Kurbin, Elbasan, Tropojë, Kamëz, Tepelenë, Vau i Dejës, Dibër,  Maliq, Gramsh.

"Në 24 orët e fundit janë shëruar 430 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 102,601 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 165 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar",shpjegon Ministria.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë   18195
Fier      2096
Durrës  1008
Shkodër   886
Gjirokastër  822
Korçë     669
Vlorë     400
Dibër    314
Kukës     273
Elbasan   146
Berat       61
Lezhë       18


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë