Sociale

COVID19/ 2 humbje jete dhe 768 raste të reja në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndëerruar jetë 2 pacientë si pasojë e Covid-19, një qytetar 69 vjeç nga Durrësi dhe një qytetar 72 vjeç nga Pogradeci.
Gjithashtu janë kryer 5460 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 768 qytetarë, në këto bashki:
219 raste në Tiranë, nga 62 raste në Shkodër, Vlorë, 51 në Lezhë, 48 në Durrës, 35 në Sarandë, 31 në Fier, 28 në Kavajë, 24 në Lushnje, 18 në Vau i Dejës, nga 17 raste në Kamëz, Elbasan, Peqin, 16 në Malësi e Madhe, 13 në Krujë, 10 në Kurbin, 8 në Berat, nga 7 raste në Gjirokastër, Divjakë, nga 6 raste në Gramsh, Pogradec, nga 5 raste në Poliçan, Kuçovë, Dibër, Rrogozhinë, Kukës, Has, Tropojë, 4 në Devoll, nga 3 raste në Mirdië, Shijak, Mallakastër, nga 2 raste në Cerrik, Dimal, Këlcyrë, Delvinë, Vorë, nga 1 rast në Mat, Patos, Selenicë, Himarë, Përmet, Memaliaj, Skrapar, Belsh.
"Aktualisht janë 9230 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 402 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 133,125 që nga fillimi i epidemisë," thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëmdetësisë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             3281
Shkodër          1652
Vlorë               857
Fier                  696
Durrës             714
Lezhë              498
Elbasan           440
Berat               317
Gjirokastër       260
Korçë               229
Kukës              147
Dibër                 139


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë