Sociale

COVID19/ 2 humbje jete dhe 33 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 2 pacientë nga Covid-19. Gjithashtu janë kryer 2512 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 33 qytetarë.
"Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
14 raste në Tiranë, nga 3 raste në Shkodër, Elbasan, Librazhd, nga 2 raste në Devoll, Berat, Pogradec, Skrapar, nga 1 rast në Lezhë, Vau i Dejës. Në 24 orët e fundit janë shëruar 131 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,732 që nga fillimi i epidemisë," thuhet më tej në njoftim.

Ndërkaq në spitalet COVID po trajtohen 57 pacientë nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive. 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë         575
Korçë            114
Shkodër       86
Vlorë             55
Elbasan        42
Berat             41
Lezhë           35
Gjirokastër   35
Fier               23
Kukës           14
Durrës          12
Dibër           1


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë