Sociale

COVID19/ 1 vdekje dhe 57 raste të reja në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit ka ndrruar jetë një qytetar 64 vjeç nga Tirana dhe janë kryer 1952 testime dhe kanë dalë 57 raste të reja. Një ulje ndjeshme që prej shumë kohësh si në infektime ashtu edhe në fatalitete.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 6 në Korçë, 5 në Devoll, nga 4 raste në Lushnje, Vlorë, nga 3 raste në Memaliaj, Gramsh, nga 2 raste në Vorë, Pogradec, Mallakastër, Fier, Shkodër, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Berat, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, Pustec, Dropull.

"Në 24 orët e fundit janë shëruar 963 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 117,089 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 107 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar", shpjegon Ministria.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 10244
Shkodër 341
Fier     294
Korçë 234
Gjirokastër 245
Durrës 199
Vlorë    189
Elbasan  134
Lezhë   101
Berat    91
Dibër   85
Kukës    65


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë