Sociale

Covid, vijon rritja e fortë e kurbës së infektimeve të reja; 2 të vdekur në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy qytetarë nga Vlora, 44 dhe 76 vjeç. Ndërkaq janë kryer 5,252 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 410 qytetarë, në këto bashki: 149 raste në Tiranë, 50 raste në Shkodër, 29 raste  në Fier, 20 raste në Vlorë, 19 raste në Sarandë, 12 raste në Gjirokastër, Korçë, 11 raste në Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Lezhë, 8 raste në Durrës, Mat, Lushnje, 7 raste në Kavajë, Berat, Peqin, 5 raste në Kolonjë, Elbasan, 4 raste  në Tepelenë, 3 raste në Pukë, Has, Tropojë, Kurbin,  2 raste në Kamëz, Dibër, Mallakastër, Përmet, 1 rast në Shijak, Klos, Selenicë, Konispol, Kuçovë, Poliçan, Gramsh.
Ministria e Shëndetësisë njofton se aktualisht janë 2,453 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin dhe në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 39 pacientë. 
Më tej në njoftim thuhet se janë shëruar 46 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,634 që nga fillimi i epidemisë. 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             910
Shkodër          343
Fier                  252
Vlorë               230
Elbasan           168
Lezhë              139
Durrës             131
Berat               75
Gjirokastër       73
Korçë               54
Kukës              48
Dibër                 30


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë