Sociale

Covid, ulet numri i viktimave dhe i të infektuarve në raport me testimet

Një person ka humbur jetën në 24 orët e fundit nga Covid, ndërsa 319 janë rastet e reja nga mbi 3800 testime të kryera në këtë hark kohor.

Viktima është një 66-vjeçar nga Tirana.

Ndërkohë, në total në të gjithë vendin janë zyrtarisht 5270 pacientë pozitivë me Covid, nga të cilët 126 po marrin trajtim në spital, ku 17 janë në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Janë shëruar 221 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

Statistika (23 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 319
Të shëruar në 24 orë 221
Të shtruar në spitale 126
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3,843

Testime totale 1,452,061
Raste pozitive 206,935
Raste të shëruara 198,484
Raste Aktive 5,270
Humbje jete 3,181

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2,527
Fier 608
Durrës 362
Shkodër 350
Elbasan 307
Berat 247
Vlorë 237
Gjirokastër 229
Lezhë 140
Korçë 120
Kukës 70
Dibër 73


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë