Shendet

Covid, drejt një vaksine unike kundër koronavirusit dhe gripit

Epoka e vaksinave mRna që po shihen si të sigurta dhe efektive kundër koronavirusit, sapo ka filluar. Ajo mund të përdoret edhe kundër viruseve të tjera që merren në të njëjtën mënyrë, përmes frymëmarrjes

Aq sa Moderna, kompania bioteknologjike që prodhon njërën nga dy vaksinat kundër Covid me mRna (tjera është  Pfizer- BioNTech), ka njoftuar përgatitjen e një vaksine unike, me një dozë, e cila njëkohësisht lufton Covid-19 dhe gripin sezonal.

Por Moderna nuk është e vetmja kompani që po lëviz në këtë drejtim. Novavax, në fakt, ka njoftuar se sapo ka filluar testet në 640 vullnetarë në një vaksinë të ngjashme (por jo me mRna) kundër Covid dhe gripit.

Procesi është në zhvillim dhe jemi ende në fazat e hershme të eksperimentimit, kështu që është e arsyeshme të mendojmë se për këtë vit, për vjeshtën dhe dimrin e ardhshëm, nuk do ta kemi akoma një gjë të tillë.

Dy vaksina në një

Vaksina e quajtur mRna-1073 mendohet se kombinon përbërësit e të dy viruseve Sars-Cov-2 dhe gripit. Qëllimi është të stimulojmë prodhimin e antitrupave të veçantë kundër dy viruseve, duke nxitur për pasojë një reagim të sistemit imunitar që do të na mbrojë më pas nga të dy infeksionet.

Pse kjo përzierje mund të jetë e dobishme

"Kjo qasje është sigurisht interesante dhe e bazuar", komenton Roberto Cauda, ​​Profesor i Sëmundjeve Infektive në Universitetin Katolik në Romë. " Ajo bazohet në hipotezën e kombinimit të këtyre dy vaksinave të ndryshme, të cilat po qarkullojnë. Ideja është se mënyrat e transmetimit të gripit dhe Covid-19 janë shumë të ngjashme ndaj dhe një imunizim i kombinuar mund të përfaqësojë një strategji të vlefshme dhe të përshtatshme në të ardhmen".

Natyrisht, do të duhet të presim për rezultatet e studimeve klinike për konfirmimin e sigurisë dhe efikasitetit.

"Vaksina e re nuk do të ofrohet ende- shton Cauda - por, nëse kandidati ose kandidatët (jo vetëm Moderna po punon në këtë produkt, por edhe të tjerë, përfshirë Novavax dhe Pfizer) rezultojnë të jenë të sigurt dhe efektiv në atë që do të prodhojnë, qasja mund të jetë e dobishme , veçanërisht nëse vaksinimi kundër Covid duhet të përsëritet çdo vit”.

“Ndërkohë, të gjendur edhe përballë faktit se varianti Delta, (tani mbizotërues), është më i transmetueshëm se gripi dhe e bën Covid -in po aq ngjitës sa lija  e dhenve, vazhdon eksperti, është mirë që të gjithë të marrim vaksinimin kundër koronavirusit”.

Njoftimi i Modernës

"Sot ne shpallim hapin e parë të programit tonë të ri kundër infeksioneve të frymëmarrjes - tha Stéphane Bancel, Presidentja e Modernas - me zhvillimin e një vaksine që siguron një dozë të vetme dhe kombinon një përforcues kundër Covid -19 dhe gripit"

Moderna në fakt po punon në vaksina të ndryshme të tjera, përfshirë vaksinat e gripit, kundër varianteve të reja të Sars-Cov-2 (Beta dhe Delta), dhe një virusi tjetër të frymëmarrjes, që shkakton bronkolit dhe pneumoni tek foshnjat.

Përveç kësaj, kompania ka filluar të studiojë një vaksinë kundër kancerit për melanomën dhe një qasje terapeutike për sëmundjet e rralla të shkaktuara nga mungesa ose mosfunksionimi i një proteine.

Përshtati në shqip; Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë