Sociale

Covid, 23 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, raporton se nga 2516 testime të kryera në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë me Covid, 23 qytetarë, në këto bashki: 7 raste në Tiranë dhe Has, 4 raste në Durrës, 1 rast në Shkodër, Krujë, Kavajë, Lushnjë, Sarandë.

MSH bën me dije se në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Aktualisht janë 210 pacientë aktivë me COVID 19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Po ashtu, janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,097 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Korrik 2021)

Raste të reja ditore      23

Të shëruar në 24 orë     11

Të shtruar në spitale      5

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2,516

Testime totale             865,474

Raste pozitive             132,763

Raste të shëruara       130,097

Raste Aktive                       210

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              91

Elbasan            21

Durrës              21

Vlorë                18

Kukës                16

Shkodër           14

Lezhë               13

Fier                   11

Korçë                4

Gjirokastër        1


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë