Sociale

Covid-19, 2 të vdekur dhe 23 raste të reja. Në spitale, 68 pacientë të shtruar

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë thotë se nga 3.093 testime të kryera gjithsej, kanë rezultuar pozitivë me virus vetëm 23 persona.

Dy pacientë kanë humbur jetën në spitalet Covid, 1 qytetar nga Delvina dhe 1 qytetar nga Fieri.

Numri më i lartë i të infektuarve, është regjistruar në Korçë me 5 raste, nga 3 raste në Shkodër, Skrapar, nga 2 raste në Malësi e Madhe, Librazhd, nga 1 rast në Tiranë, Fier, Devoll, Lezhë, Mirditë, Berat, Pogradec, Sarandë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 68 pacientë, nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 629 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 127,869 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 maj 2021)
Raste të reja ditore 23
Të shëruar në 24 orë 629
Të shtruar në spitale 68
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 3,093

Testime totale 688,709
Raste pozitive 132,118
Raste të shëruara 127,869
Raste Aktive 1,809
Humbje jete 2,440

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1254
Korçë 136
Shkodër 106
Vlorë 53
Elbasan 48
Lezhë 46
Fier 44
Gjirokastër 42
Berat 42
Durrës 24
Kukës 13
Dibër 1


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë