Sociale

Covid-19: 3 të vdekur, 319 raste të reja në 24 orë

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 pacientë të prekur nga Covid-19, një 72-vjeçare dhe 73-vjeçare nga Tirana, 81-vjeçare nga Berati, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ndërkohë që gjatë 24 orëve janë kryer 1534 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 319 qytetarë.
"Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
141 raste në Tiranë, 38 në Fier, 15 në Pogradec, nga 13 raste në Elbasan, Kavajë, 11 në Korçë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Durrës, Berat, Kuçovë, 7 në Gramsh, nga 6 raste në Lezhë, Tropojë, Sarandë, nga 4 raste në Shkodër, Vlorë, Mirditë, Patos, nga 3 raste në Kurbin, Rrogozhinë, 2 në Devoll, nga 1 rast në Kukës, Lushnje, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Bulqizë, Klos.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,097 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet covid po trajtohen 301 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar," thuhet më tej në njoftimin e Ministrisë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4566
Durrës 847
Fier 692
Korçë 569
Shkodër 522
Lezhë 405
Elbasan 395
Vlorë 360
Berat 266
Kukës 191
Gjirokastër 129
Dibër 93


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë