Sociale

Covid-19/ SHBA ndihmë “për vende mike si Shqipëria”

Ambasadorja Yuri Kim ka përcjellë një mesazh për qytetarët shqiptarë në situatën ku ndodhet Shqipëria për shkak të koronavirusit. Kim ka njoftuar se SHBA është zotuar se do të ndihmojë Shqipërinë dhe vendet e tjera partnere në luftën kundër Covid-19. Kjo do të jetë një asistencë për të ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve dhe forcimin e infrastrukturës.

“SHBA ka premtuar se do të japë deri në 100 milionë dollarë për të ndihmuar miqtë si Shqipëria dhe të tjerët për të luftuar Covid-19. Kjo bazohet në një ndihmë më të gjerë, që ndihmon në ndërtimin e kapaciteteve dhe forcimin e infrastrukturës. Ne do ta kapërcejmë këtë bashkë – si gjithmonë. Jemi ende me Shqipërinë!", shkruan ambasadorja Kim. Më herët USAID kishte bërë publike listën me vendet që do të ndihmohen nga kjo shumë, ndërsa më vonë, ambasadorja Kim u shpreh se mes këtyre vendeve mike do të jetë edhe Shqipëria.

https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1240990945396559875

Deklaratat e ambasadores amerikane në Tiranë, janë përshëndetur edhe nga Presidenti Ilir Meta dhe kreu i opozitës Lulzim Basha.

"Një falenderim të veçantë për solidaritetin e SHBA me vendin tonë në këto momente kritike. Miku i mirë njihet në ditë të vështira", shprehet Meta.

Edhe Basha, përmes një postimi në Twitter, falënderoi SHBA-të për ndihmën e ofruar në këto ditë të vështira për Shqipërinë dhe jo vetëm. “Ne nuk jemi vetëm! Faleminderit për miqësinë dhe ndihmën në ditë të vështira!”

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1241016574607327234

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë