Shendet

Covid-19; Pandemia sipas Moderna-s do të përfundojë pas një viti

Pandemia e Covid-19 do të zgjasë edhe një vit. Ky është parashikimi nga Stéphane Bancel, drejtues i Moderna-s, kompania bioteknologjike që prodhoi vaksinën antiCovid.

 I intervistuar nga gazeta zvicerane Neue Zuercher Zeitung, Bancel tha se "nga mesi i vitit të ardhshëm" duhet të ketë doza të mjaftueshme vaksinash në mënyrë që e gjithë popullsia e botës të jetë e imunizuar.

"Ne shumë shpejt do të jemi në gjendje të vaksinojmë edhe fëmijët e moshës pesë deri në njëmbëdhjetë vjeç dhe, në një fazë të mëvonshme, ata të moshës gjashtë muaj e lart," vijoi ai.

"Ata që nuk vaksinohen do të imunizohen natyrshëm sepse varianti Delta është kaq ngjitës. Ne do të përfundojmë në një situatë të ngjashme me atë të gripit: ju mund të vaksinoheni dhe të keni një dimër të mirë, ose nëse nuk e bëni, rrezikoni të sëmureni  ndoshta edhe të përfundoni edhe në spital"

Duke iu përgjigjur pyetjes se a ka gjasa që t’i kthehemi normalitetit në gjysmën e dytë të vitit 2022 nisur nga procesi i vaksinimit, Bancel tha: "Nga sot, në një vit, mendoj unë"

Pershtati ne Shqip; Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë