Sociale

COVID-19 nuk i tremb kosovarët, dynden në bregdetin shqiptar

Fundjava e nxehtë në këtë të shtunë korriku ka bërë që në pikën doganore të Morinës të ketë një fluks të madh automjetesh nga Kosova që hyjnë në Shqipëri për t'iu drejtuar më pas bregdetit.

Edhe pse në vendin tonë rastet me të infektuar kanë arritur shifra të larta ditëve të fundit, kjo nuk ka penguar kosovarët të udhëtojnë drejt Shqipërisë

Mëngjesin e sotëm janë krijuar radhë të gjata automjetesh, ku nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 07:00 kanë hyrë rreth 8 mijë persona nga Kosova drejt Shqipërisë. Ky fluks i lartë ka bërë që pika doganore e Morinës të punojë me 6 sportele dhe me procedurë të përshpejtuar, pikërisht për të shmangur radhët në kufi.

Përveç makinave personale, vihet re edhe një numër i lartë i autobusëve, të cilët respektojnë kushtet dhe masat anti-Covid.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë