Ekonomi

Covid-19 mund t’i shkatërrojë vendet e varfra

Koronavirusi i ri po bën kërdinë në ekonominë e vendeve të pasura. Por shpesh harrohet me shpejtësi dëmi që ai mund të shkaktojë në vendet e varfra, i cili mund të jetë shumë më i keq. Që prej 28 marsit, Afrika ka raportuar 28,000 infeksione gjer tani ndërsa India veçse 650. Por virusi duket se është përhapur në çdo vend. E ndërkohë nuk ka vaksinë e as kurë. Sipas një përllogaritjeje të bërë nga The Economist mendohet se midis 25% dhe 80% e popullsisë në botë mund të infektohet. Sigurisht nga këta 4.4% do të sëmuren rëndshëm dhe një e treta e tyre do të kenë nevojë për kujdes shëndetësor intensiv. Për vendet e varfra kjo nënkupton një fatkeqësi të vërtetë.

Distancimi social është praktikisht i pamundur nëse ti jeton në lagjet e varfra e të tejmbushura. Larja e duarve nuk mund të realizohet kur ti nuk ke ujë në shtëpi. Qeveritë mund t’i thonë njerëzve të mos shkojnë në punë por nëse ata nuk do të kenë se çfarë të hanë atëherë është e sigurt që ata do të dalin nga shtëpia për të ushqyer me bukë familjet.

Kështu Covid-19 mund të pllakosë në të tëra vendet e varfra. Ndërkohë sistemet e tyre shëndetësore nuk janë aspak në nivelin e duhur për t’a përballuar siç duhet. Shumë prej këtyre vëndeve nuk mund të përballojnë sëmundjet infektive të tjera që ato tashmë kanë e jo më një tjetër si kosonavirusi. Shpenzimi për shëndetin për individ që bëhet në Paksitan është 1/100 e asaj që realizohet në ShBA. Uganda ndërkohë ka më shumë ministra qeveritarë seç ka shtretër të posaçëm për të sëmurët në gjendje kritike. Përgjatë historisë vëndet e varfra kanë qënë ato që janë goditur më së shumti nga pandemitë. E këtu më së shumti vdesin fëmijët e vegjël afrikanë. Gripi Spanjoll psh. fshiu gati 6% të tërë popullsisë indiane.

Një dyzinë vendesh të varfra kanë urdhëruar izolimin. India ka anoncuar ndalimin total e daljes nga shtëpia për 21 ditë. Afrika e Jugut ka thërritur e ushtrinë që qytetarët t’iu binden urdhrave të mos qarkullimit. Por, pavarësisht masave izoluese që mund të ndalojnë përhapjen e virusit, si zor se ato do ta ndalojnë plotësisht


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë