Sociale

COVID-19/ MSH: 72 raste të reja, 3 humbje jete, shkon në 56 numri i viktimave

Situata me Covid-19 në vendin tonë vijon të jetë shqetësuese. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë infektuar 72 persona të tjerë si dhe janë shënuar 2 humbje jete duke e cuar në 56 numrin e viktimave.

Viktimat janë dy 70 vjeçare nga Shkodra dhe një 54 vjeçar nga Tirana, të konfirmuar me Covid-19, por me disa sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë thotë se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 374 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 72 raste pozitive.

“Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar në 1384 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë”, thotë ministria në përditësimin e saj.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 19 të prekur në Tiranë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Shkodër, Durrës, Pukë, nga 4 raste në Sarandë dhe Vlorë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, 2 në Lezhë, dhe nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Kavajë.

Në vendin tonë aktualisht janë 963 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Ndër të tjera, Ministria e Shëndetësisë thotë se “e vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike, duke vendosur maskën kur nuk ruani dot distancën, duke ruajtur higjienën personale, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara. Respektimi strikt i masave të vendosura do të ruajnë shëndetin tuaj dhe njerëzve tuaj të dashur”.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kujton gjithashtu se për sa kohë nuk ka një vaksinë, qytetarët duhet të përshtaten me normalitetin e ri dhe të përshtatin sjelljen e tyre duke u kujdesur për zbatimin strikt të çdo rregulli të vendosur.

COVID-19 – Statistika (28 Qershor 2020)

Testime totale                         26292

Raste pozitive                          2402

Raste të shëruara                      1384

Raste Aktive                             963

Humbje jete                              56 (Qarku Tiranë 31, Durrës 9, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 7, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     371

Durrës     181

Shkodër     162

Vlorë     103

Fier         48

Lezhë     33

Korçë     26

Kukës     15

Elbasan     12

Gjirokastër 7

Berat      5


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë