Ushqim

Covid-19 ka nxitur edhe kërkesën për prodhimin e çokollatës së zezë

Ka pasur një kërkesë të shtuar për çokollatë të zezë që nga fillimi i koronavirsit të ri dhe ekspertët mendojnë se kjo qasje do të vazhdojë të shtohet në treg. Sipas kompanisë së studimit të tregut, Research and Markets, tregu global i çokollatës është gati të arrijë në 139.94 miliardë dollarë deri në vitin 2024 ndërsa kërkesa për çokollata premium po rritet.
Sipas kompanisë ngjarjet e fundit nxitën edhe kërkesën për çokollatë. Sipas të dhënave shumica e konsumatorëve janë kthyer nga markat dhe alternativa e çokollatës së zeze, pa përbërës të tjerë shtesë janë tepër të kërkuara, të cilat tashmë po shihen si një produkt me përfitime të mëdha shëndetësore.
Sipas dietologut Mayuri Bhawan, për të kuptuar përfitimet e çokollatës së errët, duhet fillimisht të kuptojmë procesin e përbërjes duke nisur nga fara e kakaos që përdoret.
“Shumica e çokollatave Premium janë bërë nga kakao, të cilat janë korrur një nga një dhe janë pjekur në një temperaturë të caktuar. Më pas vijon prodhimi për produkte të ndryshme si çokollata e zeze, gjalpi i kakaos e të tjera. Për shembull, dallimi mes çokollatës së qumështit dhe çokollatës së zezë, është pjesa e kakaos së përdorur. Gjithashtu,tek çokollata e zezë nuk e përdoret qumështi si përbërës,” tregon Bhawan.
Në mënyrë tipike, çokollata me qumësht përmban 10-12% kakao, ndërsa çokollata e zezë duhet të përmbajë jo më pak se 35%. Sa më i lartë niveli i kakaos, aq më e errët është çokollata dhe aq më të shumta janë përfitimet shëndetësore që sigurojnë. Ekspertët e shëndetit në Britani kanë theksuar se njerëzit po kërkojnë më shumë çokollatë të zezë gjatë kësaj periudhe pasi fara e kakaos përmban disa minerale të cilat janë të domosdoshme për shëndetin, nisur që nga funksioni normal i zemrës. Këto minerale janë magnez distik, kalium, kalcium dhe bakër.

Sipas mjekëve të gjitha këto zvogëlojnë rrezikun e hipertensionit dhe aterosklerozës. Çokollata e errët, siguron deri në 36 mg magnez vetëm në 100 gram çokollatë të zezë.
Ekspertët shpjegojnë se magnezi është i rëndësishëm për çdo organ në trup, veçanërisht muskujt e zemrës dhe veshkat. Kontribuon gjithashtu në përbërjen e dhëmbëve dhe të eshtrave dhe vepron si një kofaktor në qindra sisteme enzimash. Kjo, nga ana tjetër, kontribuon në prodhimin e energjisë dhe sintezën e ADN-së dhe ndihmon në rregullimin e niveleve të kalciumit, bakrit, zinkut, kaliumit, vitaminës D dhe lëndëve ushqyese të tjera të rëndësishme në trup.
“Flavanolet në çokollatë të errët gjithashtu mund të stimulojnë enët e gjakut për të formuar oksid nitrik, i cili ndihmon në relaksimin e enëve të gjakut kjo mund të ulë presionin e gjakut dhe të përmirësojë rrjedhën e gjakut, një gjë tepër e rëndësishme gjatë kësaj periudhe kur imuniteti i njerëzve është i rrezikuar nga Covid-19. Nëse çokollata e errët është e një përqindje prej 70% kakao ose më e lartë, gjithashtu është vërtetuar shkencërisht se është një burim i shkëlqyer i antioksidantëve, të cilët luajnë një rol në luftimin e stresit oksidativ i cili mund të çojë në dëmtimin e qelizave dhe indeve,” shprehet Bhawan.
Po ashtu relativisht e rëndësishme, është sasia e zvogëluar e përmbajtjes së sheqerit të shtuar në shumicën e çokollatave të zeza, pasi shumë marka përdorin në vend të kësaj ëmbëltues si pololet, maltitolin dhe sorbitolin.
Por eksperti tregon edhe çokollata e zezë duhet të konsumohet në mënyrë të moderuar.
“Kur bëhet fjalë për dietat, duhet të zbatojmë rregullin 80/20. Vetëm se diçka ka përfitime shëndetësore nuk do të thotë se duhet të teprojmë, “pohon Bhawan.
Burimi:IOL/ Përktheu: Gazeta “Si”

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë