Sociale

Covid-19/ Humb jetën 17-vjeçari në spitalin “Shefqet Ndroqi”, viktima më e re në Shqipëri

Shënohet viktima më e re nga koronavirusi në Shqipëri.

Bëhet fjalë për një 17-vjeçar, i cili ka humbur jetën në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Mësohet se adoleshenti ishte i shtruar prej një jave te spitali Covid-2.

Gjendja shëndetësore e 17-vjeçarit ka qenë shumë e rënduar, me 100% të mushkërisë të prekur nga koronavirusi. 17-vjeçari ishte përkeqësuar më tej në 24 orët e fundit, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Adoleshenti ishte i shtruar te Covid-2 së bashku me dy prindërit e tij, ku nëna ka dalë, ndërsa babai vijon të jetë i shtruar në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë edhe në Elbasan, një 28-vjecare shtatzënë ka ndërruar jetë nga COVID.

Mësohet se mjekët ia kanë dalë që të sjellin në jetë fëmijën me ndërhyrje Çezariane në muajin e shtatë, por pa mundur të shpëtojnë nënën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë