Drejtësia

Covid-19, Gjykata e Tiranës pezullon aktivitetin deri më 9 nëntor

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pezullojë aktivitetin deri më 9 nëntor për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi dhe për marrjen e masave.

Në vendimin e sotëm thuhet se janë pezulluar gjykimet në Dhomën Civile të Gjykatës së Tiranës, për datat 5, 6, 9 nëntor, me përjashtim të çështjeve me karakter urgjent.

Një vendim i tillë vjen pas rritjes së madhe të numrit të infektimeve me Covid-19 gjatë ditëve të fundit, duke arritur në shifra të larta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë