Ekonomi

COVID-19, gati të gjitha vendet e G20 në recesion

Pas shpërthimit të koronavirusit, janë rishikuar parashikimet e rritjes ekonomike për të gjitha vendet në të gjithë botën. Rezultatet shfaqin një pamje të zymtë. Ndër vendet e G20, të gjithë, përveç tre vendeve do të kenë recesion këtë vit. Ekonomia globale do të tkurret me 2.2%.

Pikat kryesore rajonale

Njësia e Inteligjecës Ekonomike (EIU) parashikon se, Ekonomia amerikane do të tkurret me 2.8% këtë vit. Përgjigja fillestare e administratës ndaj koronavirusit ishte e dobët, duke lejuar që sëmundja të përhapej shpejt. Përveç kësaj, teksa risqet ekonomike të lidhura me Covid-19 sa vijnë e shtohen, marrëveshja midis Arabisë Saudite dhe Rusisë për të ulur prodhimin e naftës u çbë, duke shpënë çmimet e naftës në rënie. Kombinimi i epidemisë së koronavirusit, dhe rënies së çmimeve globale të naftës, do të thotë që investimet do të tkurren ndjeshëm këtë vit, veçanërisht në sektorin e energjisë, dhe rritja e eksporteve do të bjerë . Kjo e vë në rrezik kërkesën për rizgjedhje të Donald Trump si president i SHBA-ve, pasi papunësia perceptohet se do të rritet ndjeshëm.

Ndikimi në ekonominë e Kinës nga shpërthimi i Covid-19 parashikohet të jetë shumë më i thellë se ai i SARS. Duke supozuar se virusi nuk do të ketë edhe një valë tjetër, pritet që rritja reale e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Kinës të jetë vetëm 1% në vitin 2020, krahasuar me parashikimin 6.1% në 2019. Ngadalësimi do të përqendrohet në tremujorin e parë të vitit dhe do të jetë akoma duke u ndjerë në tremujorin e dytë. Rritja do të rikuperohet në gjysmën e dytë të vitit kur Kina prodhon zakonisht pjesën më të madhe të PBB-së së saj.

“Tabloja globale ekonomike po duket e zbehtë, me recesione në pothuajse çdo ekonomi të zhvilluar në të gjithë botën. Supozojmë se do të ketë një rimëkëmbje në gjysmën e dytë të vitit, por rreziqet anësore të këtij skenari fillestar janë jashtëzakonisht të larta, pasi shfaqja e valëve të dyta, ose të treta të epidemisë do të fundoste më tej dhe më thellë ekonominë. Në këtë fazë, është gjithashtu e vështirë të shihet një strategji daljeje nga bllokimi, që do të thotë se pasiguria do të mbetet e lartë. Më në fund, kombinimi i të ardhurave më të ulëta fiskale dhe shpenzimeve më të larta publike, do t'i vendosë shumë vende në prag të një krize borxhi. " AGATHE DEMARAIS, Drejtor për parashikimet globale pranë Njësisë së Inteligjencës Ekonomike

Eurozona do të jetë një nga rajonet më të goditura, duke patur një recesion të plotë prej 5.9%. Ndërsa Ekonomia e Gjermanisë do të vjerë (-6.8%), Franca (-5%) dhe Italia (-7%). Në Gjermani, sektori i madh i prodhimit është tejet i orientuar drejt eksportit, që do të thotë se vendi është veçanërisht i ekspozuar ndaj dy ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit dhe kërkesës së dobët globale. Si rezultat, rikuperimi që pritetnë vendet e tjera të eurozonës në gjysmën e dytë të vitit 2020 do të materializohet shumë më ngadalë në Gjermani.

Perspektivat e rritjes janë veçanërisht të dobëta në të gjithë Amerikën Latine. Argjentinën (6.7%), Brazilin (-5.5%) dhe Meksikën (-5.4%) të gjithë do të kenë rënie këtë vit. Meksika është ngushtësisht e varur nga tendencat e SHBA-ve., dhe pritshmëria është se rritja e PBB-së amerikane do të bjerë dhe kjo do të vërë në provë të rëndë perspektivën ekonomike të Meksikës. Në të gjithë rajonin, bllokimi i biznesit do të bëjë që investimet e huaja direkte (FDI) të bien ndjeshëm. Kjo do të dëmtojë rëndë një rajon, ku kursimet e brendshme janë të dobëta dhe investimet e huaja direkte përbëjnë 3% të PBB-së dhe 15% të investimeve fikse totale. Ndërkohë, për vendet e Konit Jugor (Koni Jugorështë një rajon gjeografik dhe kulturor i përbërë nga zonat më jugore të Amerikës së Jugut, në jug të Tropikut të Bricjapit. ... Në përkufizimin e tij më të gjerë, duke marrë parasysh historinë dhe gjeografinë e përbashkët, ai përfshin gjithashtu Paraguajin., afrimi i dimrit të hemisferës jugore ngre perspektivën e një epidemie të vështirë, të zgjatur./TheEconomist/

*Njësia e Inteligjencës Ekonomike është burimi kryesor në botë për hulumtime, parashikime dhe analiza ekonomike dhe biznesi. Ne ofrojmë një inteligjencë të saktë dhe të paanshme për kompanitë, agjensitë qeveritare, institucionet financiare dhe organizatat akademike në të gjithë globin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë