Sociale

Covid-19 është ende agresiv/ 5 të vdekur dhe 112 të prekur në 24 orë

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 5 persona si pasojë e Covid-19 një 49 vjeçar nga Peqini, një 52 vjeçar nga Durrësi, një 72 vjecare nga Fieri, një 81 vjeçare dhe një 82 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese, ndërsa janë shtuar edhe 112 raste të reja me Covid-19. Mjekja Genta Qirijako, bëri me dije se  nga rastet e konfirmuara 71 raste  janë në Tiranë, 9 raste në Durrës, 5 raste në Elbasan, nga 4 raste në Krujë, Kurbin, Lezhë, Kavajë, 3 raste në Fier, 2 raste në Berat, nga 1 rast në Shkodër, Devoll, Has, Lushnje, Gjirokastër, Vorë.

“132 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4923, që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 173 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 8 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 42 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, i shprehim ngushëllimet familjarëve. I drejtohemi të gjithë qytetarëve, për kujdes të shtuar për respektimin e rregullave të vendosjes me detyrim të maskes në ccdo ambient të mbyllur, të ruajtjes se distancimit fizik prej të pakten 1.5 metër nga të tjeret si dhe kujdesin për higjienën vetjake dhe kolektive,” shtoi më tej Qirijako.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2063

Durrës 527

Shkodër 282

Fier 149

Lezhë 187

Korçë 184

Vlorë 137

Kukës 136

Elbasan 161

Berat 80

Gjirokastër 41

Dibër 54


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë