Ekonomi

Covid-19, ekonomia prodhoi në 3-mujorin e dytë të vitit 10,2% më pak se 2019-a

INSTAT raportoi të mërkurën se Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B), është  ndikuar nga situata e krijuar nga COVID19, në tremujorin e dytë të vitit 2020 dhe ka rënie prej 10,23 %, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2019.

Të gjithë sektorët kanë pësuar rënie në këtë periudhë.

Tregtia, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me - 4,11 pikë përqindje,

Industri, Energji dhe Uji me -1,45 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me -1,23 pikë përqindje, Ndërtimi me -0,90 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me -0,60 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me -0,43 pikë përqindje, Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me -0,41 pikë përqindje dhe Informacioni dhe Komunikacioni me - 0,24 pikë përqindje.

Kontribut pozitiv kanë dhënë degët: Bujqësi, Pyje dhe Peshkim me +0,70 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,29 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan negativisht me -1,85 pikë përqindje.

PBB sipas metodës së Shpenzimeve

Sipas INSTAT, konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u ul me 7,57 %. Konsumi final i qeverisë u ul me 0,65 %. Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks u ul me 11,14 %. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u ulën me 49,86 %, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u ulën me 36,05 %.

Sipas të dhënave të përshtatura sezonalisht, ndryshimet në krahasim me tremujorin paraardhës, tregojnë se konsumi final i popullatës pësoi një rënie me 7,06 % krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020. Konsumi final i qeverisë u rrit me 0,28 %. Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks shënoi një rritje me 3,83 %. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u ulën me 49,12 % ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u ulën me 31,52 %.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë