Analize

Covid-19 do të lërë pasoja të thella në ekonominë botërore edhe pas rimëkëmbjes

Ashtu si disa pacientë që rikuperohen nga Covid-19  por vuajnë më tej nga simptoma afatgjata, e njëjta gjë do të ndodh edhe me ekonominë globale.

Ndërsa mbështetja e krizës me një vlerë prej 26 trilionë dollarë dhe ardhja e vaksinave kanë nxitur një rikuperim më të shpejtë nga se parashikohej, shkatërrimi i vendeve të punës, nivelet e borxhit, zgjerimi i pabarazive midis racave, gjinive dhe brezave lënë plagë që do zgjasin, sidomos në kombet më të varfra.

Rënia e prodhimit të brendshëm bruto vitin e kaluar ishte më e madhja që nga Depresioni i Madh.Studiuesit në “Qendrën Kërkimore Pew” konsiderojnë se klasa e mesme globale u tkurr për herë të parë që nga vitet 1990.

Kostot do të jenë në mënyrë të pabarabartë. Një kartelë me 162 vende e hartuar nga “Oxford Economics” nxori në pah Filipinet, Perunë, Kolumbinë dhe Spanjën si ekonomitë që do preken më shumë nga dëmet afatgjata.

Australia, Japonia, Norvegjia, Gjermania dhe Zvicra u panë si vendet që do rikuperohen më lehtë.

"Rikthimi në standardin para-Covid do të kërkojë kohë.Pasojat e Covid nuk do të ndryshojnë për shumë vende.”- tha Carmen Reinhart, ekonomistja kryesore e Bankës Botërore.

Jo të gjitha vendet do të preken njësoj. Fondi Monetar Ndërkombëtar i sheh ekonomitë e përparuara më pak të prekura nga virusi këtë vit në krahasim me vendet me të ardhura të ulëta dhe tregjet në zhvillim që do të vuajnë më shumë, ndryshe nga viti 2009, kur kombet e pasura u goditën më rëndë.

Banka Botërore, në një raport të janarit vlerëson se prodhimi global do të ishte 5% më i ulët në 2025 sesa trendi i tij para-pandemik dhe se norma e rritjes në të cilën inflacioni ndizet do të bjerë nën 2% në dekadën e ardhshme.

Ekspertët, thonë se nuk do të ketë një dekadë të humbur nëse ndërmerren hapat e duhur të politikës, veçanërisht në fushat e rimbushjes së punëtorëve dhe vendosjen e një dyshemeje nën ata që goditen më shumë nga kriza. Bankat qendrore dhe shumica e qeverive tashmë po sinjalizojnë se do të vazhdojnë nxitjen e stimulit.

"Inovacioni mbështet rritjen më të lartë të produktivitetit dhe investimet e reja ngrejnë standardet e jetës. Kryesore janë gjithashtu strategjitë për të mbajtur dhe trajnuar punëtorët në mënyrë që të përfitojmë nga mundësitë më të larta të produktivitetit."- tha Catherine Mann, kryekonomiste në Citigroup Inc.

 “Ekziston një pasiguri e vërtetë se sa ndryshon sjellja e qytetarëve në drejtim të modeleve të konsumit si rezultat i krizës së shkaktuar nga pandemia. Nëse njerëzit kthehen për të ngrënë në restorante, për të  bërë udhëtime të kohës së lirë, duke punuar në palestra, shumë nga ato industri do të ringjallen. Por është gjithashtu e mundur që shijet e njerëzve thjesht të kenë ndryshuar gjatë pandemisë dhe në këtë rast do të ketë tranzicion dhe më shumë papunësi.” – tha Adam Posen, president i Institutit Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare.

Historia tregon se pesë vjet pas recesioneve specifike, pritjet afatgjata të rritjes ishin zakonisht 1.5 pikë përqindje më të ulëta se në ato pa recesione, sipas Bankës Botërore.

Kriza ka përshpejtuar përdorimin e robotëve si në prodhim ashtu edhe në industrinë e shërbimeve. Ndërsa kjo po nxit shpresat për një ringjallje të rritjes së produktivitetit, miliona vende pune do të kërcënohen.

Mbi 100 milion njerëz në tetë ekonomitë më të mëdha të botës mund të kenë nevojë të ndërrojnë profesionin deri në vitin 2030, sipas McKinsey & Co.

Efektet afatgjata do të jenë gjithashtu të dukshme në kapitalin njerëzor pasi pandemia bllokoi fëmijët dhe studentët e universiteteve nga klasat për më shumë se një vit në disa vende.

Edhe pa një krizë borxhi, sapo normat e interesit të fillojnë të rriten, qeveritë dhe kompanitë do të bien nën presion, sipas Mark Zandi, kryekonomist i Moody's Analytics.

"Ekonomia globale do të kthehet në punësim të plotë pas pandemisë shumë më shpejt sesa bëri pas krizës financiare." -tha ai. "Por sapo të kthehemi në punësim të plotë, ekonomia globale do të mbërthehet në ingranazhin e ulët që mbizotëronte para pandemisë."

Burimi: Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë