Politike

COVID-19, Basha: Qeveria është dorëzuar. Qytetarë, mbroni veten!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se qeveria ka kapitulluar përballë koronavirusit dhe fton qytetarët që të mbrojnë veten, pasi sipas tij, situata është e rëndë.

“E rëndë është edhe situata e COVID-it, ndaj, dua t’ju përsëris thirrjen që ju bëra edhe mbrëmë: Ju lutem, merrni masa maksimale, përmes distancimit, përmes maskave në ambiente të mbyllura dhe përmes higjienës. Qartësisht, qeveria është dorëzuar. Nuk ka asnjë plan, asnjë strategji dhe refuzon të bëjë të ditur çfarë masash po merr për këtë valë të dytë, nëse mund ta quajmë kështu, të infeksioneve, e cila është shumë e lartë dhe që ka zhbërë sakrificën tremujore të secilit prej nesh”, deklaroi kreu i PD-së përmes një video-mesazhi nga Pogradeci.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/294705121902538/

Basha thotë se askush nuk duhet të presë më zgjidhjen e situatës nga Qeveria, por të mbrojë vetveten dhe shoqërinë për të dalë sa më shpejt nga kriza.

“Mos prisni gjë nga qeveria! Merni masa, mbrohuni dhe të bëjmë gjithçka për një ndryshim sa më të shpejtë dhe sa më të madh në atë drejtim nga i cili do të përfitojnë të gjithë shqiptarët me ekonomi, me punësim dhe me mirëqenie dhe jo vetëm një grusht njerëzish”, vijon ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë