Sociale

Covid-19, Balla: Kush nuk mban maskë nuk duhet votuar në zgjedhje

“Një politikan që shkon pa maskë të takojë qytetarët edhe kur e ka kaluar Covid-in nuk duhet votuar”, tha në Kuvend  kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla.

Me rritjen e rasteve të infektimit nga Covid-19, Balla deklaroi se politikanët duhet të jenë shembulli i respektimit të masave.

“Ne politikanët duhet të jemi shembull për respektimin e masave. E vërteta është që politikanët në një pjesë të madhe të territorit janë bërë shembulli më i keq për mosrespektimin e rregullave...”, tha Balla, duke iu referuar kryesish takimeve nga opozita ku janë sanksionuar edhe disa gjoba të majme.

Ndërkohë, Monika Kryemadhi është e vetmja politikane, e cila nuk mban maskë në asnjë dalje publike apo takim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë