Sociale

COVID-19/ Asnjë i vdekur, 18 raste të reja në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka asnjë viktimë nga Covid-19, ndërkohë janë kryer 2,821 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  6 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 3 raste Malësi e Madhe, 2 raste në Kavajë, 1 rast në Fier, Përmet, Bulqizë.
"Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,761 që nga fillimi i epidemisë," thuhet më tej në njoftim.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 56
Tiranë 53
Berat 31
Lezhë 15
Korçë 13
Elbasan 13
Vlorë 4
Gjirokastër 4
Durrës 4
Fier 4
Kukës 2
Dibër 3


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë