Sociale

Covid-19/Asnjë humbje jete dhe 7 raste të reja në 24 orë

Asnjë person nuk ka humbur jetën dhe 7 raste të reja me Covid-19 janë raportuar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit.

Në këtë interval kohor janë shëruar 9 persona duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,888 që nga fillimi i epidemisë dhe janë kryer 2,962 testime.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki : 4 raste në Tiranë, 2 në Lezhë, 1 në Has. 

Aktualisht janë 134 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 18 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë