Sociale

COVID-19/ Asnjë humbje jete dhe 5 raste të reja në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka asnjë të vdekur nga Covid-19.Ndërkohë janë kryer 1881 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Lezhë, nga 1 rast në Tiranë, Berat, Malësi e Madhe.

"Aktualisht po marrin trajtim spitalor 28 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,664 që nga fillimi i epidemisë," shpjegon Ministria.  
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         65
Shkodër       55
Berat             35
Korçë            33
Lezhë           25
Elbasan        16
Vlorë             11
Gjirokastër   10
Durrës          4
Kukës           4
Fier                4
Dibër          2


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë